A mund të sjellë kriza politike një eksod të ri (Video)

Vonesat në formimin e institucioneve të vendit, po ndikojnë që qytetarët mos të kenë shpresa për një jetë më të mirë në Kosovë.

Nuk përjashtohet as mundësia që edhe këtë vit një pjesë e gjeneratës së re të marrin rrugën për mërgim si shkak i gjendjes së krijuar.

Eksperti ekonomisë, Muhamet Mustafa, deklaroi për Tribuna Channel se situata momentale politike ka krijuar vështirësi të perspektivës ekonomike dhe si shkak i kësaj rinia mund të ik jashtë shtetit.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Avni Islami tha se gjasat që të shtohet pakënaqësia qytetare, si rrjedhojë e gjendjes politike, tashmë është evidente. Njëkohësisht, ai paralajmëroi se mund të ketë edhe protesta me karakter social.

Sociologu Leutrim Sahiti vlerëson se kriza institucionale ka prodhuar efekte negative dhe kjo do të ndikojë që një pjesë e rinisë të migrojnë jashtë shtetit, por jo në masë të madhe si në vitin 2014.

Kujtojmë se edhe në vitin 2014 ka pasur ikje masive të qytetarëve tanë jashtë vendit. Por që shumica e tyre gradualisht u rikthyen në vendlindje.