Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
A mund të plotësohet kriteri për vizat, me tre ministra me të akuzuar për korrupsion? – Malisheva Press

A mund të plotësohet kriteri për vizat, me tre ministra me të akuzuar për korrupsion?

Lufta kundër korrupsionit është kushti i vetëm i cili ka mbetur të plotësohet nga kosovarët për liberalizimin e vizave.

Qeveria e Kosovës deklarativisht në vazhdimësi ka pohuar se po punojnë në luftën kundër korrupsionit.

Por, në realitet po dëshmohet e kundërta.

Qeveria të dyshuarit për keqpërdorim të detyrës zyrtare po i mban brenda kabinetit qeveritar, shkruan ORAinfo.

Tashmë janë 3 ministra me aktakuza të cilët po e vazhdojnë punën

Brenda gjashtë ditëve prokuroria ka ngritur dy aktakuza, ndaj dy ministrave të Qeverisë Haradinaj.

Besim Beqaj ministër i Inovacionit dhe Pal Lekaj ministër i Infrastrukturës janë dy ministrat e Qeverisë Haradinaj që do të përballen me drejtësinë.

Besim Beqaj akuzohet për vepra penal në aferën e njohur si ‘Klani Pronti’, ndërsa për Lekaj është ngritur aktakuzë për korrupsion në kohën sa ka qenë kryetar i Gjakovës.

Përveç dy ministrave me aktakuzë të atij të PDK-së dhe AAK-së, me aktakuzë është duke u përballur edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka.

Lluka dyshohet nga Prokuroria e Shtetit se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshefit të Agjencisë për Promovimin e Investimeve, më 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën kishte qenë njëri prej themeluesve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka thënë se tash për tash nuk do t’i shkarkojë ministrat që kanë të ngritur aktakuza nga Gjykata.

Për këtë, Haradinaj ka thënë se do ta presin vendimin e Gjykatës.

“Sa i përket vendimeve që ka me marrë qeveria ndaj ministrave me aktakuzë duhet pritur vendimet nga gjykata dhe njëherë nuk mund të marrim vendim. Qeveria do të marrë vendime sipas ligjit për këtë”, ka thënë i pari i qeverisë.

Sipas Haradinajt, vetëm ngritja e aktakuzës është lajm i mirë për rendin dhe ligjin në vend. /ORAinfo/