A e kishte parashikuar Albin Kurti themelimin e zajednicës para 8 viteve (Video)

albin-kurtiA e kishte ditur Albin Kurti para 8 viteve se sot do të krijohen Asociacionet e Komunave Serbe dhe me të drejtat që ato do të gëzojnë nga dje?. Në një prej protestave të Vetëvendosjes para shpalljes së pavarësisë, Kurti kishte folur për këtë “Asociacion” me detaje.

“Po dojnë me maru komuna me shumicë serbe dhe që do të kenë shumë më shumë kompetenca se komunat me shumicë shqiptare. Ata do të kenë të drejtë të drejtojnë universitete e me menaxhu spitale.

Kjo nuk ndodhë me komunat shqiptare. Tjetra është që do të kenë të drejtë të lidhen horizontalisht me vetveten dhe vertikalisht me Beogradin. Dojn me na maru diçka të ngjashme si Republika Srpska mrena Kosovës. Me na maru ni kancer mrena që e kontrollon Serbia edhe krejt koha dhe nervat e energjia do të na shkoj ta eliminojmë”, kishte thënë ndër të tjera Albin Kurti.

Përndryshe dëgjojeni fjalimin nga minuta 4:40 sekonda. /Zeri.