Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
A e festuam përsëri kot liberalizmin e vizave? – Malisheva Press

A e festuam përsëri kot liberalizmin e vizave?

Kosova ka marrë rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave gjatë ditës së djeshme nga Komisionari i Bashkimit Evropian për Migrim Dimitris Avramopoulos, i cili po ashtu konfirmoi se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet liberalizim të vizave.

Por edhe pse Kosova ka marrë rekomandimin pozitivë, liberalizimi i vizave nuk është kryere. Një gjë e tillë është pohuar edhe nga vetë Avramopoulos i cili ka thënë se Parlamenti Evropian duhet të lëvizin përpara në mënyrë që kosovarët të lëvizin lirshëm, shkruan Insajderi.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për viza. Tashmë gjithçka është në duar të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian”, ka thënë Avramopoulos.

“Kjo nuk ishte e lehtë, ne e dimë këtë. Do doja të uroja institucionet kosovarët për angazhimin në këtë proces. Demarkimi i kufirit me Malin e Zi ishte një hap i madh për përmbushjen e kritereve. Tash, ne inkurajojmë Këshillin dhe Parlamentin Evropian që të lëvizin përpara me propozimin tonë. Unë vërtetë shpresoj se jemi shumë pranë një regjimi pa viza për të gjithë rajonin, i cili do të vendoset shumë shpejt”, kishte thënë gjatë ditës së djeshme.

Gjashtë liderët kosovarë të cilët morën pjesë dje në përfaqësimin e Kosovës në Bruksel festuan dhe një po ashtu uruan rekomandimin e vizave. Por festa dhe urime edhe më të mëdha kishin ndodhur edhe viteve të kaluara, ani pse nuk kishte pasur një përparim të tillë për liberalizim të vizave për kosovarëve.

Një festim që do mbahet mend kishte qenë ai i Bekim Çollakut më 4 maj të dy viteve më parë që si ministër i Integrimeve Evropiane, kishte hapur shampanjën dhe kishte festuar për “liberalizimin e vizave”.

Kjo festë e tij dhe e ish-ministrit nga LDK, Arban Abrashi nuk ishte shndërruar kurrë në përparim real të Kosovës në këtë aspekt. Puna për liberalizimin e vizave kishte qenë e obliguar të vazhdonte. Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit kishin qenë dy kushtet e paplotësuar nga Kosova për të cilat do të duheshin edhe dy vite të tjera.

Megjithatë edhe pse Kosova ka marrë lajmin pozitiv për rekomandim të vizave, liberalizimi ka ende punë. Kosova duhet t’i fitojë edhe votat në Parlamentin Evropian, mision ky aspak i lehtë sipas analistëve.

“Hapi më i vështirë do të jetë vendimi final, do të thotë, vendimi në stadin e vendimmarrjes politike të Bashkimit Evropian, aty ku kërkohet qëndrimi i shteteve. Do të thotë, ministrat e shteteve anëtare që do të votojnë, për ose kundër. Ky është stadi më i vështirë për Kosovën, për shkak të sistemit se si merret vendimi për vizat. Ekziston sistemi i shumicës së kualifikuar, i cili i ka disa instrumente brenda vetes dhe që qëndrimi i shteteve e determinon kualifikimin e shumicës së nevojshme për Kosovën”, theksoi Mazreku në një prononcim për REL.

Mendim të ngjashëm ka edhe profesor Ujkani. Sipas tij, përkundër faktit që vendimi në Këshillin e Bashkimit Evropian do të merret me shumicë të kualifikuar, mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i Spanjës aty.

“Opinioni i Komisionit Evropian, në majin e vitit 2016, nuk ka pasur të bëjë aspak, në aspektin shumë real, me atë që ka qenë Marrëveshje për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe luftimin e korrupsionit, se sa ka pasur të bëjë me faktin që Spanja, atëherë, nuk ka qenë e bindur se mund t’i lejojë qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm në zonën Schengen, përderisa nuk i njeh pasaportat që lëshohen nga institucionet e Republikës së Kosovës. Mendoj që kjo është çështja kryesore, për të cilën ne urojmë që të jetë tashmë e tejkaluar, por që unë mendoj se kjo është sfida kryesore”, u shpreh Ujkani./Insajderi.com