Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
A do të shpërbëhet Qeveria pas largimit të Listës Sërbe? – Malisheva Press

A do të shpërbëhet Qeveria pas largimit të Listës Sërbe?

Lista Sërbe kishte rol kyç në formimin e Qeverisë Haradinaj, duke i siguruar votat e nevojshme për kalimin e saj në kuvend. U stërfol për favoret e mundshme që i kishin bërë pjesëtarët e koalicionit qeverisës, Veseli, Haradinaj, Limaj e Pacolli – por nuk u përmend asgjë konkrete.

Lista Sërbe megjithatë u zëvendësua nga LDK-ja për kalimin e demarkacionit në Kuvend javën që shkoi. Deputeti Ilir Deda, kërkoi nga kryeministri që të ishte më i ashpër me ta, ndërkohë që vetë kryeministri u mor më shumë me deputetët e opozitës, shkruan Periskopi.

Dukej se Lista Sërbe kishte kërkuar të tjera favore për të votuar demarkacionin, ani që kjo nuk kishte ndonjëfarë rëndësie për komunitetin serb në Kosovë. Kjo politikë kushtëzimesh deri tash është pranuar në vijimësi nga qeveritë kosovare. Edhe nga Haradinaj, që u tregua i ashpër me deputetët e opozitës, i ashpër me ish kryeministrat e mëhershëm, me gazetarët, por jo edhe me Listën në fjalë.

Lista Sërbe i kishte tërhequr ministrat edhe nga Qeveria Mustafa, në të kaluarën. E megjithatë, ajo qeveri kishte shpëtuar. Koalicioni LDK-PDK ishte shumë më i madh se koalicioni aktual që e pozicionoi Haradinajn në rolin e kryeministrit.

Vetë kryeministri nuk ka folur asnjë fjalë për arrestimin e djeshëm të z.Djuric, dhe edhe kjo lë të kuptohet se kemi të bëjmë me frikën e tij se pozita e kryeministrit është në rrezik.

Nëse Lista Sërbe nuk bindet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja të cilat do të prodhojnë mundësi të reja për partinë që merr haptas direktiva nga presidenti serb Vuçiq, për kushtëzime të mëtejme.

Por, nëse kthehet, atëherë arrestimi i Marko Djuricit në veri mund të interpretohet si një humbje e radhës për Kosovën – duke qenë se ‘Srpska’ do të kërkojë favore të tjera.