Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
A do të jetë Isni Kilaj kandidat për deputet? – Malisheva Press

A do të jetë Isni Kilaj kandidat për deputet?

Ish Kryetari i Komunës së Malishevës, njeherit Kryetar i PDK-së në Malishevë Isni Kilaj, është i nominuar në listën e PDK-së për deputetë në zgjedhjet e 11 qershorit.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Asambleisti i këtij subjekti Bekim Hoti, në një prononcim për MalishevaPress.

Hoti ka thënë se kandidat potencial për deputet nga Malisheva në koalicionin PDK-AAK-Nisma është Kryetari i këtij subjekti në Malishevë Isni Kilaj.

Në pyetjen që i është bërë nga MalishevaPress se a është në listën zyrtare të dorëzuar mbrëmë në KQZ, Hoti ka thënë se “Po mbrëmë ne listën që është dërguar në KQZ është edhe emri i z. Kilaj, kjo është një informatë nga burimet e sakta”.

Edhe pse kjo gjë ende nuk është zyrtarizuar, mund të jetë “shkelja” e parë e marrëveshjes mes këtyre subjekteve, pasi Sekretari i Nismës Bilall Sherifi kishte deklaruar se PDK-ja nuk do të ketë kandidat nga Malisheva, gjë të cilën e kishte mohuar Kryetari i PDK-së Kadri Veseli.