9 të Lënduar në Aksidentin në Suharekë

aksidenti-kline1-e1467621185175Gjashtë meshkuj e tri femra janë lënduar në aksidentin e shkaktuar nga shoferi që nuk e përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës.

 Nëntë persona kanë pësuar lëndime në një aksident që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:45 në Suharekë.

Sipas Policisë, një shofer duke lëvizur me veturën e tij, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka goditur automjetin tjetër.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë persona, gjashtë meshkuj dhe tri femra dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.