84 të vdekur nga sulmi në Nice të Francës

sulmi-france2

Ka shkuar në 84 numri i të vdekurve pas sulmit në Nice të Francës, në orët e mbrëmjes të së enjtes, raporton France24.

Një kamion me shpejtësi të madhe shtypi qytetarët teksa po festonin në rrugët e Nicet Ditën Kombëtare të Francës.

Sulmuesi është qëlluar nga policia franceze, ndërsa si pasojë e sulmit kanë mbetur të lënduar edhe qindra njerëz të tjerë.

Në kamion janë gjetur armë e granata.

sulmi-france sulmi-france1 sulmi-france3