74.6 përqind e maturantëve malishevas, e kanë kaluar testin

foto testi arritshmerise

Rezultatet e maturantëve malishevas, në testin shtetëror të maturës, kanë qenë të mira, pasi 74.6 përqind të maturantëve, e kanë kaluar me sukses testin. Kështu ka konfirmuar drejtori komunal për arsim, Avdi Morina, në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve.

Sipas drejtorit të arsimit, Avdi Morina, rezultati i maturantëve ka qenë i mirë, pasi shumica e maturantëve, suksesshëm e kanë kaluar testin e maturës. Në këtë mbledhje, drejtori Morina, në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, tha se duhet disa ndërhyrje në disa shkolla, sidomos në kulme, pasi kanë dëmtime dhe duhet të rregullohen, para fillimit të vitit shkollor.