7 ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj

dhembetNëse e dëshironi të keni buzëqeshje mbresëlënëse, ju duhet t’i mbani dhëmbët tuaj shumë, shumë të bardhë. Atëherë njihuni me 7 ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj.

Ka shumë produkte që mund t’i përdorni për t’i mbajtur dhëmbët tuaj në formë të mrekullueshme, dhe ka mënyra shumë të lehta për t’i parandaluar njollat në dhëmbë. Këtu në këtë artikull do mësoni t’i shmangni shtatë ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj:

Manaferrat: Manaferrat janë fruta të lëngshëm dhe me kalori, por pigmenti i tyre me ngjyrë dhe shkëlqim mund të ngecë në smaltin e dhëmbëve tuaj dhe të lë një njollë në dhëmbët tuaj.

Panxhari: E dini se sa keq panxhari mund t’i njollosë rrobat tuaja?

Vetëm imagjinoni çfarë mund t’i bëjë dhëmbëve tuaj. Dhëmbët duhet të pastrohen menjëherë pasi të keni ngrënë panxhar për ta minimizuar dëmin.

Biskotat: Kush do të kishte menduar? Shumë biskota janë të bëra nga karbohidratet e rafinuara, të cilat kthehen në sheqer dhe bëhen ushqim për bakteret në dhëmbë.

Uthulla balsamike: Thellësisht e pigmentuar dhe plot acide, uthulla balsamike është një lajm i keq për dhëmbët tuaj. Provoni ta kufizoni konsumin tuaj vetëm me sallatë marulle, e cila krijon një pengesë që e bën uthullën me më pak gjasa për t’i njollosur dhëmbët tuaj.

Turshitë: Na vjen keq, adhurues të turshive. Shija e thartë që ju e adhuroni është në të vërtetë acid. Që do të thotë se ajo mund ta dëmtojë smaltin tuaj dhe ta shkaktojë një njollë të zezë në të.

Kafeja dhe çaji: Nëse jeni adhurues të kapuçinos apo çajit, duke i konsumuar vazhdimisht, mund të krijojnë njolla të zeza në dhëmbët tuaj. Kjo për shkak se çaji dhe kafeja së bashku mund t’i shndërrojnë dhëmbët tuaj në të verdhë.

Salca e domateve: Për shkak se domatet janë shumë acidike dhe kanë ngjyra të shndritshme, salca e domateve dhe keqapi mund të shkaktojnë gjithashtu njolla të zeza dhe erozion në smaltin tuaj.