7 ditë para zgjedhjeve Begaj shtron asfalt ‘’për votë’’

Kanë mbetur vetëm 7 ditë nga zgjedhjet lokale por kjo nuk po e pengon fare qeverinë lokale dhe kryetarin në ikje Ragip Begaj që të shtron rrugë dhe trotuare në disa lagje.

Ndonëse qeverisja lokale po arsyetohet që këto punë kanë qenë të planifikuara më pare, nga vet planifikimi buxhetor shihet që këto rrugë janë lënë qëllimshëm për tu asfaltuar në kohën e zgjedhjeve derisa shumë prej tyre as që kanë qenë në planifikim buxhetor por që janë futur tash së fundmi.

Ndaj kësaj dukurie kanë reaguar shumë qytetarë të cilët një veprim të tillë po e shohin si të ulët dhe të dëmshëm si për buxhetin ashtu edhe për demokracinë.

Ka tri ditë që kompani të lidhura me komunën po bëjnë riparime të rrugëve ku kualiteti i punimeve është mjaft i dobët.

Me rastin e asfaltimit të rrugës në Burim Begaj ka thënë se “Ne e kemi obligim që të krijojmë kushte sa më të mira, për të gjithë banorët e Komunës së Malishevës, në këtë rast me rregullimin e infrastrukturës rrugore, pasi kjo ka qenë më se e nevojshme për juve. Ju ti gëzoni këto rrugë dhe të gjitha projektet tjera që lidhen me mirëqenien tuaj”,