50-she false po qarkullojnë nëpër kryeqytet

50-euro (1)Policia e Kosovës ka njoftuar se një arkëtare e një marketi në rrugën “Femi Lladrovci” në Prishtinë ka raportuar se ka pranuar një bankënotë 50-she false.

“Një femër K/Shqiptare ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një market si arkëtare gjatë barazimit të ndërrimit kishte vërejtur një kartëmonedhë në vlerë 50€ që dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.