Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
5 të vdekur e 11 të lënduar nga vërshimet në Tetovë (foto/video) – Malisheva Press

5 të vdekur e 11 të lënduar nga vërshimet në Tetovë (foto/video)

tetove vershimetPërmbytjet që u shkaktuan nga reshjet e shiut të hënën pasdite në Tetovë dhe fshatrat e përreth, kanë shkaktuar viktima në njerëz dhe dëme të mëdha materiale.

Pesë persona kanë vdekur ndërsa 11 të tjerë janë lënduar nga moti i keq dhe përmbytjet, që përfshinë rajonin e Tetovës, transmeton KTV. Viktimat janë tre të rritur dhe dy fëmijë nga fshatrat Shipkovicë dhe Reçicë e Madhe. Këto të dhëna janë bërë të ditur nga Spitali i Tetovës.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi ka konfirmuar se uji në qytet është i pijshëm dhe është me cilësi të mirë, përveç dy lagjeve në pjesën e epërme me qëllim është ndalur nga frika e rrëshqitjes së dheut. Ajo tha se një pjesë e rrugëve të Tetovës tani po pastrohen, dhe se është depërtuar deri në rrugët e malësisë, po ashtu edhe në Reçicë të Vogël dhe Reçicë të Madhe, dhe në drejtim të Porojit.

https://youtu.be/bDXfzjkkmDM

Kryeministri Nikolla Gruevski në orët e mbrëmshme ka arritur në Tetovë ku ka qëndruar në ambientet e Komunës dhe ka vizituar rrugën në hyrje të fshatit Reçicë të Vogël.

Ndërkohë Komuna e Tetovës ka formuar menjëherë shtabin emergjent dhe ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat për pastrimin e rrugëve.
Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi njëherit edhe kryetarja e Shtabit Emergjent, e shoqëruar edhe nga drejtori i spitalit klinikë të Tetovës, Florim Besimi, vizitoi të lënduarit dhe siguroi ata që komisioni i formuar qeveritar do të bëj vlerësimin e dëmeve dhe do të angazhohet në kompensimin e çdo dëmi material.