5 paralajmërime të Vetëvendosjes që dolën të sakta

Decentralizimi në baza etnike e bën Kosovën shtet jo-funksional

Vetëvendosje kishte paralajmëruar me kohë se decentralizimi që po i bëhej vendit do ta bosnjëzonte Kosovën dhe do kthente atënë shtet jo-funksional. Sot, si rezultat i këtij decentralizimi kemi edhe kërkesën për krijimin e Zajednicës e cila e vulos krijimin e një shteti brenda shtetit të Kosovës, pra diçka që Serbia ka dashur që nga fillimi.

Dialogu me Serbinë shpie në koncesione të reja

Bisedimet fillimisht të quajtura teknike, e që pastaj u shndërruan në dialog në mes të krerëve të shteteve, ishte premtuar se do të përfundonin me njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. Sot, gjashtë vite më pas, flitet për krijim të Zajednicës, shtrirje të operatorit serb të telefonisë mobile dhe negociohet integriteti nëfushën e energjisë në Kosovë, kurse për njohje të Kosovës as që bëhet fjalë. Madje Serbia e bllokon Kosovën në çfarëdo tentative për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Dhe, mos të harrojmë që Kosova mori edhe fusnotën që kurrë nuk u shkri.

Shitja e KEDS-it për 26 milion euro është kriminale

Vetëvendosje kishte kundërshtuar fuqishëm shitjen e KEDS-sit në atë kohë, kundërshtim ky që kishte kulmuar me protesta masive në Prishtinë dhe me tërheqjen zvarrë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët po tentonin ta bllokonin nënshkrimin e kësaj shitjeje. Atëherë shitja arsyetohej duke thënë se do të bëheshin investime në rrjet, do të ulej çmimi i rrymës, si dhe punëtorët do t’i ruanin vendet e tyre të punës. Sot, fitimi vjetor i KEDS është 32 milion euro në vit, janë instaluar njehësorë që faturojnë më tepër sesa harxhohet, rryma është shtrenjtuar, dhe qindra punëtorë janë larguar nga puna.

Privatizimi i Telekomit ishte skemë kriminale për ta zhvatur atë

Ishte Lëvizja Vetëvendosje ajo e cila kishte paralajmëruar se Telekomi po tentohej t’i shitej një kompanie fiktive, kompanisë Axos, e regjistruar në një garazhë, dhe me qarkullim vjetor prej 300 mijë eurosh. Me fjalë tjera, privatizimi as që ka qenë qëllimi, por kjo ishte bërë vetëm qët’i hapej rruga padisë në gjykatën e arbitrazhit. Sot, Qeveria ndan qindra mijëra euro për mbrojtje në gjykatë, dhe Telekomi rrezikon t’i humbë qindra miliona euro në këtë proces.

Kapja e shtetit ishte paralajmëruar që në vitin 2011

Kur Lëvizja Vetëvendosje fliste për kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që në vitin 2011, shumë eksponentë nga pushteti i cilësonin ato si paranojë ndërsa korrupcioni dhe kapja e shtetit cilësoheshin si perceptim. Mirëpo të gjitha këto paralajmërime për kapje të shtetit dhe korrupsion u vërtetuan me rastin e publikimit tc përgjimeve të ashtuquajtura “Afera Pronto”. Sot, megjithëse ato përgjime vërtetojnë shumë vepra penale, nuk ka asnjë të arrestuar për këtë punë. Por kjo as nuk mund të pritet nga një gjyqësor i kapur.

(Shkrim i sponzoruar nga Lëvizja Vetëvendosje)