Kryeprokurori zbulon emrat e të akuzuarve të mundshëm për fryrje të listave të veteranëve (Foto)

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Reshat Millaku në konferencën e tij për media ka shpalosur aktakuzën e punuar nga ish prokurori, Elezaj Blakaj kundër personave që dyshohet se kanë fryrë listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në aktakuzën e publikuar nga Millaku, janë emrat e nëntë ish eprorëve të UÇK-së që vijnë nga Zona të ndryshme Operative, raporton Indeksonline.

 

Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demalijaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha dhe Faik Fazliu, figurojnë si të akuzuar nga Blakaj për fryrje të listave të veteranëve.

 

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale ka thënë se në këtë aktakuzë do të punohet ende para se ajo të dorëzohet në Gjykatë./Indeksonline/