Ja kur do të mbahet seanca inauguruese e Kuvendit Komunal në Malishevë?

Të hënë me 18 dhjetor 2017, me fillimin nga ora 10:00 do të mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal. Ky njoftim është bërë në faqen zyrtare të Komunës së Malishevës.

Më poshtë gjeni edhe rendin e ditës për këtë mbledhje.

 Rendi i ditës për mbledhjen inauguruese;

Nga ora,  10:00-10:15 – Arritja e anëtarëve të Kuvendit të Komunës dhe pjesëmarrësve tjerë;

Nga ora, 10:15-10:30 – Fjala mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Nga ora, 10:30-10:45 – Kryesimi i mbledhjes nga anëtari më i vjetër  i Kuvendit të Komunës së Malishevës,

  1. Dhënia e betimit nga anëtarët e Kuvendit të Komunës,
  2. Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës,

Nga ora, 10:45-11:00- Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës së Malishevës,

Nga ora, 11:00-11:15, Mbyllja e seancës.