Malisheva vazhdon me fitore

Malisheva ka shënuar edhe fitoren e radhës në kuadër të Ligës së Dytë të Kosovës. Edhe në këtë xhiro klubi i Skënder Ullurit nuk kishte të ndalur.

Malishevasit mposhtën me rezultat të thellë 1-7 skuadrën Luftëtari.

“Malisheva shënon fitore të thellë në udhëtim kundër KF Luftëtarit me rezultat 1-7, edhe pse në kushte të vështira atmosferike sa i përket ndeshjes gjithçka ishte e përkryer”, njofton faqja zyrtare e klubit.

Golat për Malishevën i shënuan: Shqipdon Morina dy gola, Edonis Krasniqi dy gola, dhe nga një gol shënuan Rizon Hoti, Brendon Krasniqi dhe Ermal Krasniqi.