Vetëvendosje mbanë tubim me banorët e fshatit Mleqan (Foto)

Lëvizja Vetëvendosje, ka vazhduar fushatën intensive, duke takuar qytetarët në të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës. Mbrëmë kandidati për kryetar nga ky subjekt politik, Adem Berisha, i shoqëruar nga Muhamet Bytyçi kandidat për asamble, kanë takuar banorët e Mleqanit. Ishte edhe kjo një pritje e ngrohtë nga qytetarët, të cilët shprehen “pakënaqësinë ndaj pushtetit aktual të cilët ishin pothuajse të harruar nga komuna gjatë katër viteve” ka shkruar Berisha në facebook.  Për më tepër ai ka garantuar banorët e Mleqanit se zgjidhja e këtyre problemeve është Lëvizja Vetëvendosje, duke kërkuar kështu mbështetje për ndryshimin e madh me 22 tetor.

Më poshtë postimi i plotë i z. Berisha: