E jashtëzakonshme: Maturantët e Malishevës shpikin Wireless të ri (Video)

Sot në qytetin e Malishevës, është mbajtur një panair i organizuar nga Drejtoria për Kulturë dhe Arsim e Malishevës, i quajtur ”Matura 2017”, raporton Gazeta NewBorn.

Nxënësit e Qëndres së Kompetencës, të drejtimit TIK, mbajtën një aktivitet ku fillimisht prezantuan një ide të tyre se si krijohet një Router-Wireless.

Prezantimi u bë në kabinetin e informatikës, të pranishëm në këtë panair ishinedhe nxënësit nga shkolla tjetër e mesme, Gjimnazi ”Hamdi Berisha”.

Ky prezantim dhe kjo shpikje e re e tyre rezultoi të jetë i sukseshëm, raporton Gazeta NewBorn.

Këta nxënës kanë përdorur shtëpizat e vjetra të kompjuterëve si mjet pune. Mundësia e krijimit të të këtij ruteri Mikrotik Wireless Ap që transmeton sinjal është me frekuencë 2.4 Ghz.

Gazeta NewBorn, ka arritur ti siguroi disa pamje ekskluzive të praktikimit të kësaj ideje.