Bellanicë: Fushës së futbollit shiu i’a nxjerrë defektet (Foto)

Edhe pse drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha, dhe Kryetari i fshatit Bellanicë, Isuf Sertolli, nëpërmjet reagimeve të tyre në facebook, kanë lavdëruar investimet në këtë fshat, e sidomos projektin e ndërtimit të fushës së futbollit, te reshurat e ketyre diteve kanë nxjerrë në pah cilësinë e dobët të punimeve.

Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Hoti, i cili përmes një postimi në facebook, ka publikuar disa foto të fushës së futbollit ne te cilat vërehet se asfalti nuk është shtruar si duhet. Ai po ashtu ka kritikuar investimet e dobëta duke thënë se “Tenderomania qon pashmangshëm në realizim të dobët të projekteve”.

Më poshtë keni reagimin e plotë të asamblistit Hoti:

 

Kujtojmë se ky projekt i ka kushtuar buxhetit komunal hiq më pak se 93,496.50 euro.