30 ditë para zgjedhjeve aktivizohet Begaj-shtron asfalt në Qypevë

Dje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, sipas një komunikate për media, e kanë vizituar këtë fshat, ku i kanë parë nga afër punimet që po kryhen, si dhe janë takuar me banorët e fshatit.

“Unë shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për rrugën që po ndërtohet, e që do të jetë tërësisht në shërbim tuajin. Ne po mundohemi që sadopak, edhe pse me një buxhet të kufizuar, të investojmë në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për çdo vendbanim dhe që qytetarët të lëvizin me lehtë”, tha Begaj.

Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, rruga ka një gjatësi prej mbi 700 metrave dhe ndërtohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.