Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
PDK: Nisma po propagandon për bastionet e PDK-së, prokuroria le ta monitorojë mbarëvajtjen – Malisheva Press

PDK: Nisma po propagandon për bastionet e PDK-së, prokuroria le ta monitorojë mbarëvajtjen

pdk-drenasNdaj deklaratave të Nismës për Kosovën në Drenas, ka reaguar sërish zëdhënësi i PDK-së në Drenas, Betim Berisha, transmeton “Zeri.info”.

Berisha ka thënë se përpjekjet e Nismës për të prishur zgjedhjet e lira dhe demokratike janë të kota, sepse votimi po shkon në rregull dhe të gjitha vendvotimet janë nën mbikëqyrjen e KQZ-së, KKZ-së, OJQ-ve dhe prokurorisë.

“Nisma vetëm ka filluar të propagandojë rreth mbarëvajtjes së zgjedhjeve, duke u munduar t’i godas vendvotimet që tërë Drenasi e di, që janë votues tradicional të PDK-së”, ka thënë Berisha, përcjell “Zeri.info”.

Duke e parë me shqetësim këtë tendencë të Nismës për Kosovën, Berisha në emër të Partisë Demokratike në Drenas e ka ftuar prokurorinë e shtetit, që t’i monitorojë vendvotimet që konsiderohen bastione të PDK-së, ku gjasat e Nismës për tentim të prishjes së votimit janë më të mëdha.

“Ftojmë organet e rendit të monitorojnë qendrat e votimit në Tërstenik, Sankoc, Nekovc dhe Dobroshec”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, Nisma me propagandat e sa po mundohet t’i bëjë të kontestueshme këto qendra, sepse është e vetëdijshme që këto vendvotime ia kanë bërë humbjen shumë më të thellë. /ZËRI/