Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pse në disa vende vozisin në anën e majtë, e në disa në anën e djathtë? – Malisheva Press

Pse në disa vende vozisin në anën e majtë, e në disa në anën e djathtë?

vozitja-ne-djathte-majteRreth 35 për qind e botës vozisin makinat në anën e majtë të rrugës dhe kjo kryesisht ka të bëjë me vendet që dikur kanë qenë koloni britanike.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa kjo “ngatërron” pjesën tjetër të botës, ka disa arsye për këtë.

Në të kaluarën, pothuajse gjithmonë është udhëtuar në anën e majtë të rrugës, dhe kjo sepse kishte një “arsyetim”.

Kjo bëhej që në rast se vozitësi të sulmohej, ai të kishte dorën e djathtë të lirë.

Vetëm në shekullin e 19-të, në Evropën kontinentale vjen në shprehje vozitja në anën e djathtë të rrugës, dhe kjo ishte bërë nga Napoleoni.

Kjo për faktin se Napoleoni ishte mëngjarash, për shkak se ai donte që dorën e tij të mbante të lirë, që të mbrohej nga sulmi i mundshëm nga armiqtë.

Në Evropë sot, vozitja në anën e majtë të rrugës bëhet vetëm në katër vende: në Mbretërinë e Bashkuar, Irlandë, Maltë dhe Qipro, dhe është interesante se edhe në Japoni, kjo bëhet në anën e majtë, edhe pse ky vend nuk kishte qenë ndonjëherë një koloni britanike (arsyeja është se hekurudhat e tyre janë projektuar kryesisht nga britanikët).