Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
26-vjeçarja tmerrohet nga fantazma në ‘selfie’ (foto) – Malisheva Press

26-vjeçarja tmerrohet nga fantazma në ‘selfie’ (foto)

nena kunde fantazmesNjë nënë e re ka ikur e tmerruar nga banesa e saj, pasi që një ‘fantazmë’ ishte paraqitur prapa saj derisa po e bënte një ‘selfie’, vetëm disa javë pasi që punëtorët e një kompanie të funeraleve pohuan se në banesën e saj gjendet një person i vdekur. Natasha Boden, 26-vjeçarja nga Blekpuli i Anglisë, e ka bërë fotografinë me telefonin e saj mobil, pasi që i kishte zbardhur flokët, por nëna e një fëmije ka përfunduar e përlotur kur e ka vërejtur një fytyrë prapa krahut të djathtë të saj. Ajo menjëherë ka shkuar në një hotel, ndërsa tani është duke kërkuar një vend tjetër për të jetuar me partnerin e saj, Mark Donohue, dhe të bijën e tyre dyvjeçare, të quajtur Dolly, pasi që ka ndërprerë kontratën për qiramarrje të banesës së saj.

 

“Kurrë nuk kam besuar në fantazma apo në gjëra të ngjashme”Image

Natasha ka thënë se para gjashtë javëve, punëtorët e një kompanie të funeraleve kishin trokitur në derën e saj dhe i kishin thënë se kishin ardhur për ta marrë një kufomë. Ata shpejtë e vërejtën se kishin shkuar në banesën e gabuar, por Natasha ka thënë se ajo nuk mund të kthehet në banesë, duke e ditur se aty është një fantazmë.                  “I dashuri im është duke i larguar të gjitha gjërat nga banesa. Nuk mund të kthehem aty. Jam absolutisht e tmerruar. Kurrë nuk kam besuar në fantazma apo në gjëra të ngjashme. Nëse dikush tjetër do ta kishte bërë fotografinë, do të mendoja se është e rreme, por fytyra është shumë e qartë. Sapo i kisha zbardhur flokët dhe vendosa që ta bëj një ‘selfie’ të shpejtë për të parë se si dukeshin, ndërsa më pas e pashë fytyrën e një mashkulli prapa krahut tim të djathtë. U tmerrova, ngase isha vetëm në banesë dhe e dija se duhej që të largohesha menjëherë. Ishte ora 23:00 por shkova në një hotel dhe i thashë të dashurit tim që të më takojë aty. Assesi nuk do të isha në gjendje që të fle pas asaj që pashë. Dhoma e hotelit më ka kushtuar 60 funte (84 euro) për një natë, por ia ka vlejtur. Nuk mendoj se mund të kthehem ndonjëherë në atë banesë, kështu që i kam telefonuar qiradhënësit dhe ia kam bërë të ditur se dëshiroj që ta ndërpres kontratën. Në banesë kemi jetuar gjashtë muaj dhe më ka pëlqyer shumë. Por, nuk ekziston asnjë mundësi që unë të kthehem në të pas asaj që kam parë”, ka thënë ajo.

Dërrasat e dyshemesë kërcisnin kur askush nuk ishte aty

Natasha ka treguar se kur filloi që të banojë aty e vërejti që dërrasat e dyshemesë kërcisnin kur askush nuk ishte aty. “Por, mendoja se kjo ishte duke ndodhur, pasi që ndërtesa është e vjetër. Tani kam mendime tjera. Është shumë e çuditshme. Para gjashtë javëve isha e ulur në dhomën e ditës kur dy punëtorë të një kompanie të funeraleve trokitën në derën time. Kur e hapa, ata thanë se kishin ardhur për ta marrë një kufomë. U thashë se nuk kishte njeri të vdekur në banesën time, por ata ishin këmbëngulës. Më vonë u kthyen dhe më kërkuan falje dhe thanë se e kishin gabuar banesën, por kjo me të vërtetë më frikësoi. Më pas kuptova se kishte vdekur një fqinj imi. Kurrë nuk e kisha takuar por mendoj se ka qenë i sëmurë për një kohë të gjatë. Nuk e di nëse kjo lidhet me fytyrën që e pashë në fotografi, e di vetëm që duhet ta gjej një vend tjetër për të jetuar. Nuk mundem as që të mendoj se do të mund të jem edhe ndonjëherë tjetër e vetme në banesë. Kurrë më nuk do të bëj ‘selfie’”, ka shtuar Natasha. /kosova sot/