24 mijë vizita në QKMF-në e Malishevës brenda muajit gusht

qkmf_malishevePër shkak të uljes së numrit të rasteve të thumbimit nga rriqrat, si dhe asnjë rast i infektuar me ethe hemorragjike krime kongo, ka bërë që institucionet shëndetësore të fillojnë të ulin nivelin e gatishmërisë në raport me EHKK, përkatësisht është shkurtuar orari i punës së laboratorit, i cili deri më tani ka punuar deri në ora 22:00, kurse tani punon deri në ora 15:00. Ndërsa gatishmëria në shërbimin  emergjencës, për trajtimin e rasteve eventuale të thumbimeve, vazhdon të jetë në nivel të njëjtë.

Kështu ka deklaruar sot, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Përndryshe, drejtori Berisha deklaroi se në QKMF të Malishevës, është shënuar një numër rekord i numrit të pacientëve, gjatë muajit gusht, ku sipas tij, “për shkaqe të ndryshme, duke filluar nga temperaturat, numri i madh i ahengjeve familjare dhe të tjera, në  QKMF janë trajtuar mbi 24 mijë pacient gjatë muajit gusht”.