23 vjeçari nga Peja vdes derisa po punonte në ndërtimtari

I riu 23 vjeçar nga komuna e Pejës ka humbur jetën përderisa po punonte në ndërtimtari.

Sipas burimeve të Indeksonline, 23 vjeçari që humbi jetën është Milor Belegu.

 

Belegu po punonte me babin e tij në ndërtimtari ndërsa nuk dihet saktësisht se si erdhi deri tek vdekja.

 

Duhet përkujtuar që janë të shumta rastet në Kosovë kur vdekja bëhet në vendet e punës, sidomos në ndërtimtari ku rreziku është gjithnjë i lartë në mungesë të sigurimit të vendit të punës dhe mjeteve të duhura për të punuar./Indeksonline/