Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
23 persona në paraburgim e një në arrest shtëpiak për marrje ryshfeti në Prizren – Malisheva Press

23 persona në paraburgim e një në arrest shtëpiak për marrje ryshfeti në Prizren

gjykata-e-prizrenit600Gjykata Themelore e Prizrenit sot vendosi lidhur me masat e sigurisë për prezencën në procedurë për 24 nga 59 zyrtarët policorë të arrestuar për marrje ryshfeti.

Gjykata e Prizrenit për 23 zyrtarë policorë ka caktuar masën e paraburgimit, ndërsa për njërin prej tyre masën e arrestit shtëpiak.

“Gjykata Themelore e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të pandehurve me inicialet N.A. nga fshati Lubiqevë, Prizren, M. S. nga fshati Zaplluzhë, Dragash, B. B. nga fshati Shkozë, Malishevë, D. B. Prizren”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prizrenit, Afërdita Kicaj.

Ajo, poashtu njoftoi se seanca ndaj katër të pandehurve të lartcekur është mbajtë në ora 10.30 minuta. Ata dyshohen të kenë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje.

“Seanca e radhës ka filluar në ora 13.30 minuta e cila ka përfunduar në orët e mbrëmjes, me 20 të pandehur me inicialet: Sh. D. –Kamenicë , S. V.-Prishtinë, A. RR. – Prishtinë, M. B. – Budakovë, I. D. –Lipjan, I. A. –Vushtrri, A. E.-Krojkov,B. Z.-Lladroc,Q. B. – Zhabari i Ulët, A. G. – Lluzhan, A. RR. – Llaush, S. N. – Prishtinë, Sh. G.nga Bardh i Madh, Sh. Z. – Keqekov, A. K. – Fushë Kosovë, L. G. – Llapushnik, Sh. Z. – Prishtinë, N.Z. – Malishevë, N. R. – Vushtrri. Ndaj këtyre të pandehurve Gjykata ka caktuar masat e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndërsa ndaj të pandehurit me inicialet B.Z. nga fshati Senik Komuna e Malishevës, Gjykata i caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohzgjatje prej një muaji” tha Kicaj.

Të gjithë të pandehurit dyshohen të kenë kryer veprën penale marrja e ryshfetit në bashkëkryerje.