22 vjeçari nga Tërpeza rrëzohet nga ndërtesa ku po punonte, ndodhët në gjendje kritike

Një person me iniciale G. K. nga fshati Tërpezë është rrëzuar sot nga një ndërtesë e lartë në “Rrugën B” në Prishtinë. Sipas informacioneve ai ka rënë nga kati i nëntë i nderteses ku ishte duke punuar. Ai aktualisht është në gjendje të rëndë shëndetësore sipas Ejup Govori, doktor kujdestar por gjendja e pacientit është shumë e rëndë dhe nuk është e mundur të futet në operacion. “Një informatë e tillë nuk është e vërtetë, por qëllim keqe ose nuk e di çka. Gjendja e pacientit është shumë e rëndë, ne jemi duke u përpjek me stabilizu pak gjendjen, me ngrit tensionin. Mirëpo është një lëndim i rëndë, ai ka ra nga 21 metra lartësi edhe nuk është problemi që ka mungesë të kirurgëve, ose që e shpëton një kirurg pasi që nuk është indikacion me shti në operacion pasi që gjendja është shumë e rëndë”, është shprehur Govori. Ai ka shtuar se pacientit i është dhënë përkujdesja e nevojshme nga stafi mjekësor, por gjendja po vazhdon të jetë e rëndë. “Pacienti nuk ka nevojë me hi në operacion sepse ka lëndime të rënda dhe duhet ti stabilizohet gjendja, nëse i ngritet tensioni dhe ka shenja vitale, i ka marrë 6-7 doza gjak deri më tash edhe prapë si ngitet tensioni, kurse nuk shtihet në operacion në bazë të deklaratave.” u shpreh Govori. Sipas tij, nëse ka nevojë për kirurg në mënyrë që të intervenohej, ata janë të qasshëm pa asnjë problem. Sipas informacioneve ky aksident ka ardhur nga pasiguria e firmes ndertmiore per te cilen ai punonte. G.M nuk ishte as mburoj e as i lidhur, por as objekti nuk kishte skele.