Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
150 mijë euro paguajnë maturantët për Test, MASHT tregon si i shpenzon ato – Malisheva Press

150 mijë euro paguajnë maturantët për Test, MASHT tregon si i shpenzon ato

Mbi 150 mijë euro janë të hyrat vjetore nga testi i maturës në Kosovë, i cili mbahet pothuajse gjithmonë në muajin maj të vitit përkatës. Derisa pagesa prej 5 euro për çdo maturantë konsiderohet e arsyeshme, kërkohet që nxënësit të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë të lirohen nga ky obligim.

Testit të maturës në Kosovë, çdo vit i nënshtrohen rreth 30 mijë maturantë, të cilët për të pasur të drejtën që t’i nënshtrohen këtij vlerësimi, obligohen që fillimisht të kryejnë pagesën prej 5 euro.

Udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Monitorim në Ministrinë e Arsimit, Mustafë Kadriu, ka thënë për KosovaPress se krahasuar me shpenzimet që ka mbajtja e provimit të maturës, shuma që obligohet për nxënësit mbetet simbolike por me peshë të madhe. Ndërsa për këtë ai rendit disa arsye.

“Arsyeja e parë qëndron në vet shënimet e nxënësve. Në momentin kur po paguajnë nxënësit po identifikohet saktësia e nxënësve që po paraqesin provimin dhe përmes fletëpagesës po identifikohen saktë nxënësit. Një vit kur nuk patëm pagesën e maturës shtetërore nxënësit i kanë porositur shokët e vet për të paraqitur provimin dhe në këtë mënyrë një numër i madh nxënësish nuk i kanë kryer obligimet atje ku është dashur të paraqiten në Drejtorinë Komunale nëpër shkolla të ndryshme. Andaj dolën shumë telashe sepse ne nuk i kishim emrat e tyre me deklarata se i kanë paraqitur, por nuk i kishim të dhënat”, tha ai.

Me mjetet e grumbulluara nga provimi i maturës, Kadriu tha se paguhen edhe administratorët e testit që një gjë të tillë nuk e kanë të obliguar me kontratë të punës. Ndërsa theksoi se pagesa për punën e një administruesi për atë ditë është deri në 30 euro.

pagesës të cilën e bëjnë maturantët me vlerën 5 euro, ne paguajmë administruesit, anëtarët e komisioneve, të cilët si qëllim kanë, krijimin e një klime të punës së maturantëve gjatë administrimit të testit. Administruesit dhe komisionarët në ditën e administrimit të testit kanë një mëditje ditore prej 25 deri në 30 euro, varësisht nga vlerat që kemi mbledhë nga maturantët dhe ata obligohen që me më shumë përgjegjësi ta kryejnë detyrën e administrimit të testit, pavarësisht përgjegjësisë dhe ndërgjegjes që ata kanë, obligohen më shumë kur paguhen me një mëditje ditore”, u shpreh ai.

Se provimi i maturës është një proces kompleks, udhëheqësi i Divizionit për Monitorim, Mustafë Kadriu, tha se si i tillë është edhe shumë i kushtueshëm. Sipas tij, lënda e parë për këtë aktivitet është ajo që kushton shumë.

“Si element i tretë pse bëhet pagesa e testit të maturës shtetërore është sepse matura është një aktivitet ose një aktivitet shumë kompleks dhe është besa edhe shumë i kushtueshëm sepse zhvillohen shumë aktivitete në hartimin e pyetjeve, printimin e testeve, administruesit, komisionarët e të tjerë”, tha ai.

Në qoftë se marrim një krahasim me vendet e Ballkanit, sipas Kadriut, Kosova ka shumën minimale pasi që siç tha ai, janë marrë parasysh rrethanat dhe kushtet e përgjithshme në vend. Sipas tij, Shqipëria në maturën e vitit 2017, ka paguar diku 15-16 euro, ndërsa në Turqi është kapur vlera prej 40 euro.

Sa i përket rasteve të ankesave lidhur me çmimin e përcaktuar në Kosovë, ai theksoi se nuk kanë pasur asnjë ankesë, as prej prindërve dhe as prej nxënësve.

Madje lidhur me këtë, njohësi i çështjeve të arsimit, Dukagjin Pupovci, konsideron se pagesa është e arsyeshme ndërsa thotë se kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohem nga ky obligim financiar.

“Provimi i maturës nuk është i obligueshëm, ndërsa kostoja reale e tij është shumëfish më e madhe sesa shuma që mblidhet nga maturantët. Prandaj, pagesa është e arsyeshme, ndërsa të gjitha kategoritë e nxënësve që nuk kanë mundësi të paguajnë duhet të lirohen nga ky obligim”, ka thënë ai.

Ndryshe, matura shtetërore ka filluar të realizohet qysh prej vitit 2005 në disa drejtime të gjimnazit, ndërkaq prej vitit 2006 ka filluar të aplikohet në të gjitha shkollat. Testi i maturës organizohet në dy pjesë, ndërsa nxënësit në momentin që bëjnë pagesën fitojnë të drejtën për t’iu nënshtruar të dy pjesëve.