13 vjet nga aksidenti tragjik i maturantëve (video)

Sot bëhen plotë 13 vite nga aksidenti tragjik në Fushëarrëz të Pukës ku humbën jetën 15 maturantë të Shkollës së Mesme Abdyl Frashëri (Hamdi Berisha) të Malishevës teksa po ktheheshin nga një ekskursion nëpër viset shqiptare.

Në përkujtim të kësaj ngjarje të dhimbshme dhe tragjike, sot në orën 14:00 e cila përkon edhe me kohën kur ka ndodhur ngjarja tragjike familjarët do të mblidhen në varrezat e maturantëve për të përkujtuar të dashurit e tyre.

TV Puka në vitin 2014 ka bërë një reportazh në përkujtim të maturantëve të vdekur tragjikisht të cilin po e risjellim.