12 ditë para zgjedhjeve Begaj vazhdon me investime ”të dyshimta” elektorale (foto)

Ndonëse kishte premtuar se nuk do bënte projekte në kohë të zgjedhjeve këtyre ditëve po vërehet një mobilizim i makinerisë së kompanive nëpër fshatra të komunës së Malishevës që po kryejnë punë për të cilat qytetarët kanë filluar të shqetësohen për shkak të kualitetit të dobët.

Një investim i tillë ka ndodhur këtyre orëve edhe në fshatin Astrazup prej nga mp ka siguruar fotografi dhe dëshmi përmes së cilave shihet niveli jashtëzakonisht i dobët i punimeve.

Thellësia e kanalit ku janë vendosur gypat nuk është më e thellë se 50-60 cm derisa në kanalin e mbuluar nuk është vendosur fare rëra e cila zakonisht parashihet në projekte kanalizimi por që vazhdon të mos shtrohet derisa diametri i gypave t kanalizimit është e vogël.