VETEVENDOSJE: Isë frikacaku

vv_6234
Gjatë kohës kur në sallën e Pallatit të Rinisë po mbahej ceremonia për 16 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, mbajti një aktivitet poshtë shkallëve të këtij pallati. Kjo pasi brenda në këtë ceremoni merrte pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, qëndronin përpara këtyre shkallëve duke mbajtur në duar pankartën që iu drejtohej policëve me mbishkrimin “Mos i qëndroni Besnik Isës, ai ka Besnikun e vet që i jep tendera”.

Ata qëndruan aty deri në përfundim të ceremonisë, me shpresë se do të dilte Mustafa dhe të përballej me ta. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, pasi që kryeministri doli nga një derë tjerë, e që është prapa Pallatit të Rinisë.

Me të marrë vesh këtë gjë, aktivisti Valdrin Ahmeti, i bëri thirrje aktivistëve të tjerë që të shpërndahen, duke thënë se Isa Mustafa u tregua frikacak dhe nuk ka treguar gatishmëri të përballej me ta.

Gjatë kohës kur ata pritnin që të dal Isa Mustafa, vazhdimisht u bën thirrje policëve që t’ua lironin rrugën dhe të mos i dëgjojnë urdhrat e shefave të tyre dhe të mos i qëndrojnë besnik Isës.

Ata po ashtu pas një kohe qëndrimi, tentuan që të përballen me Policinë e Kosovës, të cilët nuk i lejuan të ngjiten lartë shkallëve dhe ta vendosin pankartën e tyre, sipër Pallatit të Rinisë.

E pasi që të gjithë filluan të shpërndahen, mediumet e pranishme ishin ende duke filmuar çdo gjë. Por si duket një gjë e tillë i pengoi togerit Qamil Behrami, i cili filloi t’i ofendoj gazetarët.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje që nga koha kur me 25 gusht janë nënshkruar 4 marrëveshje me Serbinë në Bruksel,është duke i kundërshtuar ato, pasi që po i konsiderojnë si shumë të dëmshme për shtetin tonë./Kosovapress/