​Dështon mbledhja e Qeverisë, Haradinaj kërcënon ministrat

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka dështuar sot për shkak të mungesës së disa ministrave. Ajo është vendosur të mbahet të martën në orën 15:00.

Kryeministri Ramush Haradinaj pas dështimit të mbledhjes, ka thënë se disa ministra kanë leje të mungojnë, siç është i Punëve të Jashtme, por disa të tjerë të cilët munguan, sipas tij, është e pa kuptim për mos pjesëmarrje në mbledhje të Qeverisë.

Kryeministri Haradinaj tha se do të merr masa edhe për shkarkimin e ministrave në rast se përsëritet një gjë e tillë në të ardhmen.

Ai mori shembull ministrin më të ri në kabinetin e tij, atë të Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi. Mungesa e këtij ministri për kryeministrin është e habitshme.

Haradinaj shtoi se një pjesë të përgjegjegjësisë e mbanë edhe vet ai si kryeministër për dështimin e kësaj mbledhje, për shkak se po mbahen mbledhje kogja shpesh.

Kryeministri ka folur edhe për projektligjin për FSK-në, i cili tha se nuk është në rend të ditës tash. Për këtë ai tha se është njoftuar nga mediat, megjithatë, Haradinaj tha se për këtë çështje duhet një koncensus./KosovaPress/